Një njoftim i Agjencisë për Media dhe Informim ftoi mediat që këtë të hënë të ndiqnin konferencën për shtyp të kryeministrit Rama dhe drejtoreshës së Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta, mbi reformat në kuadër të modernizimit të sistemit të prokurimit publik, si dhe ecurinë e procesit të negociatave për Kapitullin 5.
Ndonëse u thirr si një aktivitet me fokus transparencën në sektorin e prokurimeve publike, vetëm 3 prej mediave të pranishme iu dha e drejta për të adresuar pyetje.



