Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, thotë se viti 2023 ishte një vit intensiv i punës në KLP dhe se gjatë vitit që sapo ka nisur sfidë është plotësimi i vlerësimit të prokurorëve, ku në tre mujorin e parë do të vlerësohen 35 prokurorët e parë.
Në një lidhje për MCN Live, ai deklaroi se mbas disa javësh, sapo të mbarojë kontrolli i pastërtisë së figurës, me tre të përzgjedhurit e fundit plotësohet numri i prokurorëve të SPAK, duke e çuar në 20 numrin e tyre.
Balla tha se KLP ka detyrimin që të paktën të mblidhet një herë në muaj, ndërkohë që bëri të ditur se gjatë vitit që lamë pas janë mbledhur 34 herë, ose 3.4 herë në muaj dhe në mbledhjet e mbajtura janë marrë 460 vendime të ndryshme që kanë të bëjnë me statusin e prokurorëve dhe problematikat që kemi.
Puna ka qenë intensive. Kemi në pritshmëri edhe plotësimin e disa vendeve vakantë, prokuroritë e Dibrës, Gjirokastrës apo Kukësit, gatra e hapur por nuk ka pasur kandidat.
Kemi projekt emërimin e 25 magjistratëve të rinj që përfundojnë magjistraturën në 2024, shpresoj që ti japin më shumë oksigjen sistemit.
Këshilli ka evidentuar se janë mbi 90 vakanca aktuale, por duke parë numrin e magjistratëve të rinj prokurorë, për tre vite dalin 75 magjistratë prokurorë dhe në 90% plotësohet vakanca.
Ligji e ka të përcaktuar qartë se si mund të hysh në prokurori dhe gjykatë.
Shkolla e magjistraturës ka një proces të qartë për garimin, duhet të marrësh minimumin e pikëve për të hyrë, vazhdojnë trajnimin dhe në përfundim i kontrollojmë përsëri, bëjmë dhe një veting të dytë dhe pastaj emërohen.
Cilësia e magjistraturës për mendimin tim është e kënaqshme. Shqipëria kjo është, kapacitetet këto janë.
Kemi pasur një problem se nuk na plotësohej numri i kandidatëve për prokurorë në shkollën e magjistraturës, pasi nuk kapnin pikët minimale.
KLP ka pasur tre raste kur familjarë të magjistratëve të larguar nga sistemi, kanë kandiduar dhe kanë fituar pikët e mundshme për tu bërë pjesë e sistemit, ata i janë nënshtruar një kontrolli të rreptë në KLP.
Dhe ILDKPKI i ka gjetur në përputhje me ligjin, pasi pasuritë e tyre nuk janë të krijuara nga aktivitete kriminale dhe nuk kanë burime të paligjshme dhe duke qenë fakti se janë madhorë të veçuar dhe nuk janë pjesë e familjes së familjarëve të tyre, ne kemi zbatuar ligjin dhe ata sot janë pjesë e magjistraturës.
Ne nuk do bëjmë luftë klasash, siç e kemi pasur të trashëguar nga regjimi i mëparshëm. Përgjegjësia është individuale qoftë e prindit, edhe e fëmijës.
Kandidatët për magjistratë duhet të kenë të paktën tre vite punë, para se të fillojnë shkollën e magjistraturës.
Ka qenë rastësi që disa familjarë kanë përfunduar shkollën e magjistraturës dhe askush nuk ua ndaloj dot karrierën që të kandidojnë, duke qenë se nuk kanë pasur asnjë pengesë ligjore, është bërë i mundur transferimi i tyre.
Vetingu ka shkarkuar prokurorë për shkaqe të ndryshme, por kryesisht për pasurinë, por nuk është se është ndjekur nga KLP se nuk është pjesë e veprimtarisë së punës sonë.
Nëse do vërehet se një prokuror ka kryer shkelje, normal që do jetë pjesë e procedimit penal nga prokuroria.
Nuk mund të themi që të gjithë prokurorët e shkarkuar janë të inkriminuar.
Se kemi prokurorë që nuk kanë justifikuar 10 mijë dollarë, dhe nuk është se këta duhet të ndiqen penalisht, se ata janë delja e zezë e prokurorisë.
Nuk duhet të kriminalizojmë të gjithë, ka prokurorë të ndershëm që janë larguar, por nuk mund t’i fusim të gjithë në një thes.
Në Gjykatën e Apelit ka mbi 30 mijë dosje stok, ka dhe prokurorë që kanë shumë dosje dhe normal që kjo do sjellë vonesa.
Por unë them që prokuroria e ka kaluar të keqen dhe po fillon të rritet.
Ndërsa për prkuororët e SPAK, deklaroi se ata janë ajka e Prokurorisë shqiptare dhe se janë përzgjedhur si më të mirët.
Sipas tij, çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar duan kohën e tyre dhe mund të shkojnë 2-3 vite.
Të hetosh një pushtetar gjatë ushtrimit të profesionit të tij, duhet hetuar mirë, kjo bën që puna e SPAK të jetë e ngadaltë, por unë mendoj se ata kanë punuiar mirë.



