Kreu i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi po zhvillon këtë të mërkurë një takim me Oficerët e Policisë Gjyqësore që kanë ndjekur hetimet për disa vrasje të kryera në Peqin, Lushnje dhe Berat, hetuesit e SPAK dhe BKH-së.
Burime për MCN Tv bëjnë me dije se takimi po zhvillohet për kalimin e dosjes së operacionit "Never Forget" nga Prokuroria e Elbasanit në SPAK.
Gazetari Arsen Rusta tha në një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN Live se:
Dosja e operacionit “Never Forget” do të jetë pjesë e procedimit penal në një regjistrim të veçantë në Prokurorinë e Posaçme pasi kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, të drejtuar nga Laert Haxhiu.
Artan Tafani ka nisur të flasë për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Europës, fillimisht në Portin e Pireut dhe Selanikut dhe më pas në Portin e Durrësit ku pika kryesore sipas tëpenduarit është Laert Haxhiu.
Takimi do të zgjasë për afro 60 minuta.



