Çika: Protesta s’mund të realizohet nga një ‘non grata’, PD nuk ka nivelin e duhur për të zëvendësuar këtë qeveri (VIDEO)

Çika: Protesta s’mund të realizohet nga një ‘non grata’, PD nuk ka nivelin e duhur për të zëvendësuar këtë qeveri (VIDEO)

Gazetari Nebil Çika në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me protestën e 11 shkurtit ku u shpreh se nuk beson se nesër do të kemi të bëjmë me një protestë të dhunshme. Ai tha se revolucioni është pjesë e retorikës së Berishës, por deri tani sipas tij nuk dimë që ai ta ketë realizuar një gjë të tillë, madje u shpreh se vetëm i kanë bërë Berishës revolucion.

Besoj tek bota e lirë dhe te kryengritja. Berisha e ka përsëritur herë pas here këtë sepse dihet që revolucioni është pjesë e retorikës së tij politike. por nuk besoj se do të jetë protesta nesër një revolucion. Besoj se ajo shtresë e popullsisë që i drejtohet Berishës nuk është për revolucionin. PD përfaqëson të djathtët dhe nuk besoj se është e gatshme kjo shtresë të bëjë revolucion. Forcat e majta politike duke shfrytëzuar dhe filmat dhe humbjet e piramidave, Berishës ja kanë bërë revolucionin, por vetë Berisha s’ka bërë deri tani revolucion. Madje dhe ja kanë marrë pushtetin me dhunë në vitin 1997 sepse pas këtij viti e vazhdim marrja me dhunë e pushtetin nuk ka funksionuar.

Më tej ai shtoi se kur thua revolucion nuk e përjashton dhunën, kjo sipas doktrinës politike e cila thotë që revolucioni është dhunë.

Slogani juaj është skandali Mcgonigal, por tani sqarohuni keni këtë çështje apo ikjen e njerëzve nga vendi. Problemi është tani sa moral kanë ata që thërrasin këtë protestë, sepse Meta dhe Berisha mori armën që krijoi Rama dhe po i bie PD. Në komplot nuk është as Berisha, as meta dhe askush tjetër, por ti që ke përdorur këtë armë krimi të Ramës nuk, pra je dhe ti fajtor për këtë. Krimi më i madh nuk është ai që ka bërë Rama, por kur e merr lideri historik i PD dhe e beson për të vërtetë atëherë demokratët e besojnë. Nëse ti do të rrëzosh një qeveri morale duke përdorur teori imorale kjo është e gabuar. Berisha është non grata për korrupsion, ndërsa Rama është për minimin për korrupsion, pra thelbi protesta nuk mund të realizohet nga një non grata për një non grata tjetër.

Çika tha se çdo gjuhë e përdorur nga politikanët ndikon tek populli, ndërsa theksoi se Partia Demokratike nuk ka nivelin e duhur për të zëvendësuar këtë qeveri edhe pse kjo ka 1 mijë arsye për tu larguar.

Kjo gjuha e dhunës është revoltë dhe jo protestë. çdo gjuhë e përdorur nga politikanët seriozisht apo jo mund të ndikojë te publiku. Ata duhet të përdorin retorikën që do të kemi një protestë paqësore, por nuk e bëjmë. Në revoltë njerëzit vijnë jo se i thërrasin këta por se kjo qeveri ka një milion arsye për ta zhdukur, por lind pyetja a janë këta alternativa e moralshme për të zhdukur Ramën dhe unë mendoj se jo. PD nuk ka nivelin e duhur për të zëvendësuar këtë qeveri. Klasa e vjetër politike ka marrë fund.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy