Dyshime për listën e 65 artistëve, Pavlina Mani: Na kanë falsifikuar firmën, politika ka futur hundët

Dyshime për listën e 65 artistëve, Pavlina Mani: Na kanë falsifikuar firmën, politika ka futur hundët

Ditën e djeshme, në një letër drejtuar presidentit Meta, kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe kryebashkiakut Veliaj, 65 artistë kërkonin prishjen e Teatrit Kombëtar.

Por një prononcim për gazetën “Shekulli” i aktores Pavlina Mani, hedh dyshime mbi vëretësinë e kësaj liste. Aktorja e njohur e skenës dhe ekranit, e cila vitet e fundit ka jetuar jashtë vendit së bashku me bashkëshortin, regjisorin Pirro Mani, thotë se ata nuk e kanë firmosur një peticion të tillë.

"Përderisa në këtë punë ka futur hundët politika, ne nuk prononcohemi për asgjë, Pirro Mani ka 10 vjet që s’ka lëvizur nga Amerika. E çfarë firme mund të ketë vënë ai kur s’është këtu?! Lëreni të qetë se është në fund të viteve të jetës së tij, është i sëmurë. Ne nuk merremi me këto gjëra, aty në plan të parë nuk është çështja te ndërtimi i teatrit, aty bëhet luftë politike, ne jemi kundër politikës. Me asnjë parti nuk jemi, si Pirro si unë. Ne jemi artistë, nuk jemi politikanë. Ne jemi për teatër, të ekzistojë teatri. Të ekzistojë edhe një teatër i ri, godinë e re, të ekzistojnë 2-32 teatro siç i ka gjithë bota", shprehet aktorja.

Përmes një letre dërguar krerëve të shtetit, 65 artistë kërkuan dje ndërtimin e një godine të re, pa cenuar sipas tyre tjetrësimin e pronës ekzistuese. Mes firmëtarëve mungojnë edhe disa nga emrat më të njohur të skenës, si: Robert Ndrenika, Margarita Xhepa, Reshat Arbana etj. Letra erdhi pas njoftimit të kryebashkiakut Veliaj për arritjen e një marrëveshjeje me artistët.

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy