
Historia e shqiptarëve do të jetë objekt i një studimi të thelluar nga Akademia e Shkencave nën drejtimin e akademikut Pëllumb Xhufi dhe profesor Neritan Ceka. Për MCN Ceka, e quajti risi përfshirjen e historisë së antikitetit, me të cilën fillon “Historia e shqiptarëve”. Botimi me 3 vëllime pritet të përmbyllet vitin e ardhshëm.
“Është pjesë e një strategjie, që ka ndërmarrë Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Nuk flitet për një rishikim, ky term në histori nuk ka asnjë kuptim. Historia vetëm shkruhet sipas brezave dhe sipas periudhave. Koha e jonë pas një periudhe të gjatë ka nevojë për një vepër normative të historisë së Shqipërisë. Kjo është vepra që pritet në 3 vëllime. Do jetë anglisht dhe shqip. Paraprin një vëllim më i shkurtuar që do t’i referohet shkollave dhe lëzuesve për ta patur gjithsecili në bibliotekën e vet. Dhe do jetë objekt i një grupi të përzgjedhur historianësh të cilët vijnë kryesisht nga stafi akademik, por edhe academia e shkancave albanologjike,”-u shpreh Ceka.



