Ezaurimi i kapaciteteve/ Zv-drejtoresha e QSUT mohon akuzat: Gati pavioni i ri në Covid3

Ezaurimi i kapaciteteve/ Zv-drejtoresha e QSUT mohon akuzat: Gati pavioni i ri në Covid3

Në spitalin Covid3 do të hapet një tjetër pavion me kapacitet prej 50 shtretërish.

Kështu ka deklaruar zv.drejtoresha QSUT, Ariana Strakosha, në një video mesazh drejtuar qytetarëve.

Strakosha i konsideron të pavërteta zërat që qarkullojnë mbi ezaurimin e kapaciteteve të shtretërve në spitalet Covid, duke deklaruar se në spitalin Covid3 do të hapet një pavion i tretë që do ti shërbejë qytetarëve.

Ndër të tjera zv-drejtoresha e QSUT-së është shprehur se ashtu siç e parashikojnë edhe skenarët do të hapet edhe spitali Covid4 për të pritur pacientët e infektuar, por vetëm në ezaurimin e kapaciteteve tek të gjitha strukturat Covid.

‘’Mirëdita jemi në spitalin covid3, në pavionin e tretë. Sikurse e shihni kemi kapacitete tË lira për te mirëpritur të gjithë pacientët.

Alarmi se janë pakësuar kapacitetet spitalore nuk eshte i vertete, sic e shikoni dhe vetë janë gati shtreterit per te sëmuret.

Ndërkohe në skenaret e parashikuar është në gjendje edhe Covid4 për pacientet e infektuar për të pritur të sëmuret pasi të mbushen kapacitetet e tjera.

Per të eliminuar këtë dyndje drejt spitaleve duhet të zbatojnë me rigorizotet rregullat.

Nuk eshte sëmundje e lehtë nuk është shaka, duhet të evitojmë festat, baret, ditëlindjet të respektojmë distancimin social. Në këtë mënyrë mund të përballojmë më mirë fluksin e pacientëve që kanë nevojë për hospitalizim.'' deklaron Strakosha.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy