U rinkonfirmua në krye të PD, Basha: Shqipëria do të fitojë (VIDEO)

U rinkonfirmua në krye të PD, Basha: Shqipëria do të fitojë (VIDEO)

Demokratët i besuan Lulzim Bashës mandatin e tretë në krye të partisë. Kreu i Partisë Demokratike u ka shprehur falenderimet demokratëve, ndërsa e ka cilësuar mbështetjen e ofruar ndaj tij si të jashtëzakonshme.

Ndër të tjera Basha zotohet gjithashtu se do të bëjnë gjithçka që Shqipëria të fitojë.

Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme! Ajo është një shprehje e qartë e besimit në rrugën tonë drejt ndryshimit. Sëbashku do bëjmë gjithçka që Shqipëria të fitojë,” shkruan Basha.

Ndërsa Agron Shehaj edhe pse nuk mundi të fitonte garën për kryetarin e PD, ndërsa pas zyrtarizimit të fitores së Lulzim Bashës ka reaguar me një falënderim për të gjithë demokratët që e mbështetën.

Ju falenderoj me gjithë zemër të gjithë ju demokratëve që më votuat. Ju jam mirënjohës juve dhe gjithë qytetarëve që më besuan dhe më mbështetën për të sjellë një frymë dhe qasje të re në politikë. Ndihem pafund mirënjohës ndaj vëzhguesve dhe ekipit që punoi me mua këto tre javë”, shkruan ai.

Basha priu garën me 32 mijë e 882 vota, ndjekur nga Agron Shehaj me 6 mijë e 38, Edith Harxhi me 983 dhe Fatbardh Kadilli me 781. Zgjedhjet në Partinë Demokrarike erdhën pas humbjes në 25 prill.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy