Analisti Ilir Kulla, për ish-luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj, i cili lexoi pesë kërkesat e grupit të protestës, thotë se është unik në llojin e vetë.
Duke folur për emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se, Goxhaj u largua nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë ku shërbente si pilot, për t’iu bashkuar UÇK-së,
Ata kanë zgjedhur Dritan Goxhaj për të lexuar kërkesat se është një tip unik në llojin e vetë. Me sa duket origjina nga Golëmi i Gjirokastrës, është tipiku i labit që e do malin.
Është një ish-oficer i Forcave të Armatosura shqiptare, oficer aviacioni. Babai i Dritanit ka qenë zëvendës i shefit të Shtabit në Kosovë.
Mënyra si ka qenë e organizuar UÇK në atë kohë, ka pasur një bashkëpunim të ngushtë në Shqipëri, që i lanë këtu tek ne baza stërvitore, spitale etj.
Dritan Goxhaj ka qenë ushtar i UÇK-së. Ka lënë ushtrinë shqiptare, ku ishte pilot në Ministrinë e Mbrojtjes dhe bashkë me tre pilotë të tjerë, u larguan dhe iu bashkuan UÇK-së.
Dokumenti i Azem Sylës thotë që Goxhaj, ka qenë pjesë e UÇK.



