Mbeti viktimë e “luftës” për shezllonë, miqtë bëjnë postime prekëse për 20-vjeçarin jetim

Mbeti viktimë e “luftës” për shezllonë, miqtë bëjnë postime prekëse për 20-vjeçarin jetim

Musaen Zeneli, 20-vjeçari që shihni në foton e mësipërme, është i riu që mbeti viktimë e masakrës së ndodhur pak pas mesnatës të së shtunës në Velipojë. Musaeni nuk arriti të gëzonte as ditën e parë të punës si kamaerier. I gjendur mes breshërisë së plumbave të lëshuar nga anëtarët e dy familjeve, Ferracaku dhe Gocaj, 20-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në Velipojë u përplasën fillimisht verbalisht dhe më pas me armë pronarët e dy hoteleve “Ferrracaku” dhe “Gocaj” për hapësirën e rërës para bizneseve të tyre për të vendosur shezllonët. Nga shkëmbimi i zjarrit 20-vjeçarin e kapi një plumb në zemër duke i marrë jetën në vend. Reagimet për vdekjen e tij në rrjete sociale janë të shumta, për faktin që Muaseni ishte jetim dhe nuk arriti të gëzojë dot ditën e parë të punës që sapo kishte nisur, si pasojë e “babëzisë” për të mbërthyer territore.

Prehu në paqe Musaen Zeneli, atje lartë do jetë më mirë për ty. “Allahu e mëshiroftë”.

Musaen Zeneli, kamarieri jetim që u vra mbrëmë barbarisht prej dorës gjakatare të horrave, e kishte rrogën mujore aq sa kushtojnë 10 plumba të kriminelëve të cilëve nuk u kontrollohen kurrë shtëpitë dhe bizneset. Policia jonë është e zënë me arrestimin dhe sekuestrimin e trangujve dhe majdanozit të fshatarëve, ndërsa bosat e plazheve flenë me shtetin dhe kurvërojnë me krimin” janë disa nga postimet e bëra në rrjetet sociale për masakrën ndodhur në Velipojë.

No description available.

Viktimat e kësaj ngjarje janë Kujtim Ferracaku, 59 vjeç, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç dhe Musaen Zeneli 20 vjeç, ndërsa të plagosurit Hasan Ferracaku dhe Elmedin Tyli. Këta dy të fundit janë arrestuar nga Policia e Shkodrës, ndërsa në kërkim janë edhe tre djemtë e Kujtim Ferracakut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy