Identiteti dixhital në Shqipëri/ Doda dhe Voskopi: Portofoli elektronik do të ruajë të gjitha të dhënat e individit

Identiteti dixhital në Shqipëri/ Doda dhe Voskopi: Portofoli elektronik do të ruajë të gjitha të dhënat e individit

Nga fillimi i vitit 2026, qytetarët shqiptarë do të pajisen me Identitetin Dixhital, një hap i ri në drejtim të dixhitalizimit të shërbimeve publike.
Por çfarë nënkupton në vetvete kjo platformë, që sipas kryeministrit Edi Rama do ta bëjë Shqipërinë vendin e parë në rajon që e zbaton këtë sistem?

Në një intervistë për “MCN Informacion”, inxhinieri i softuerit Mateo Doda dhe inxhinierja elektronike Kejsi Voskopi shpjeguan rëndësinë e kësaj platforme, të cilën e përshkruajnë si një portofol elektronik që do të mbajë të gjitha të dhënat e një individi.

Doda dhe Voskopi bëjnë të ditur se sistemi jo vetëm ruan të dhënat, por i jep qytetarit kontroll të plotë mbi aksesin në to.

Mateo Doda:

Ky është një hap shumë i madh drejt së ardhmes dhe drejt përfshirjes së teknologjisë në jetën e përditshme. Portofoli elektronik do të thjeshtojë mënyrën se si ne menaxhojmë dokumentet tona.
Në thelb, ai është një portofol digjital që përmban të dhëna personale si certifikata, leje drejtimi, kartë identiteti e të tjera dokumente zyrtare. Të gjitha këto do t’i kesh me vete, mjafton të përdorësh një smartphone.

Në nivel rajonal, Shqipëria është e para që e implementon këtë projekt. Në Bashkimin Europian nisma është në zhvillim dhe synohet që deri në vitin 2030 çdo qytetar europian të ketë identitetin e tij digjital funksional. 

Kjo përfshin një kartë identiteti të integruar me shumë të dhëna personale, një zhvillim që e shoh shumë pozitiv.

Kejsi Voskopi:

Mendoj se ky është një inovacion shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, sepse e afron vendin tonë edhe më shumë me Bashkimin Europian. Po krijohet një platformë që ndjek të njëjtat standarde si ato europiane.
Është një projekt që tashmë është zbatuar në disa vende të BE-së, dhe Shqipëria ka të gjitha potencialet për ta zhvilluar me sukses.

Kjo platformë do të ndihmojë qytetarët të ndihen më të barabartë me qytetarët evropianë, sepse me një portofol digjital bëhesh më i aksesueshëm ndaj institucioneve, bizneseve dhe kontratave të punës.
Në këtë portofol, elementi më i rëndësishëm është karta e identitetit dixhitale, ku do të ruhen të gjitha të dhënat personale si pasaporta, leja e drejtimit, certifikatat, llogaritë bankare dhe dokumente të tjera të nevojshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy