Lideri demokrat Sali Berisha akuzoi prokurorët që kanë hetuar çështjen e inceneratorit të Tiranës se me akuzat e ngritura, kanë amnistuar përgjegjësit e vërtet sipas tij që janë kryebashkiaku Erion Veliaj, kryeministri dhe sekretari i përgjithshëm i Kryeministrit. Në konferencën për mediat nga selia blu Berisha deklaroi këtë të hënë se Kryeministri Rama ka dhënë bonus 8 pikë për kompaninë e inceneratorëve në një kohë që kjo kompani nuk ekzistonte dhe se kryeministri ishte vënë në dijeni për këtë nga ministrja e shtetit e kohës Ermonela Felaj.
Berisha publikoi për herë të parë edhe një dokument ku Ministri i drejtësisë i kohës Ylli Manjani thoshte se ligji nuk parashikon që këshilli i ministrave të jap bonus për kompaninë. Ndërkohë krybashkiaku Veliaj sipas Berishës është i implikuar në faktin se ndryshoi strategjinë e trajtimit të mbetjeve dhe ka falsifikuar firmat e qarkut për të marrë angazhim financiar..



