"Babalja" /Prokuroria kërkon "arrest me burg" për Albert Veliun dhe kunatin e tij

"Babalja" /Prokuroria kërkon "arrest me burg" për Albert Veliun dhe kunatin e tij

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar masën “arrest me burg” për Babalen, i njohur ndryshe si Albert Veliu i cili bëri public audio-përgjimin për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj. 

Po e njëjta masë sigurimi është kërkuar nga akuza edhe për Fredi Alizotin, kunatin e Albert Veliut i cili mësohet të jetë personi që në disa raste ka dubluar Agron Xhafajn në përgjigjet që i jep dëshmitarit X. 

Po ashtu prokuroria ka kërkuar “detyrim paraqitje” për gazetarin, Jetmir Olldashi i cili ka intervistuar edhe Albert Veliun, pranë selisë së Partisë Demokrtatike ku ka dhënë më shumë detaje për trafikun e lëndëve narkotike nga Agron Xhafaj.

Ndërkohë Gjykata ka vendosur të ekzekutojë masën e sigurisë për Alizotin dhe OIldashin, ndërsa për “Babalen” nuk është ekzekutuar për shkak se ai ndodhet në Kosovë i arretsuar nga autoritetet kosovare, pasi Albert Veliu kaloi kufirin për të kërkuar azil politik në shtetin fqinj.

Pak ditë më parë ekspeertiza e audio-përgjimit ku pretendohej se ishte zëri i vëllait të ministrit të brednshëm, rezultoi të mos ishte i vërtetë dhe i montuar në të njëjtën kohë. Mbi tre të sipërpërmendurit rëndon akuza e kallzimit të rremë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy