Ministri Damian Gjiknuri ishte në Qarkun e Vlorës për të parë nga afër punimet që po kryhen në nënstacionin e Orikum dhe Vlorë. Në të njëjtën kohë, banorët e Orikumit zhvilluan një protestë ku ankoheshin për mungesën e investimeve, problemet me ujin, energjinë dhe kanalizimet.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, inspektoi investimet në rrjetin energjetik në zonën e Bashkisë Vlorë. Në fillim ai u ndal në nënstacionin elektrik në Orikum që është drejt përfundimit , ndërsa tha sa ndërhyrjet janë të nevojshme, pasi edhe banorët kanë ngritur disa herë zërin për to.
Por Paralelisht me vizitën e ministrit një grup qytetarësh nga Orikumi, zhvilluan një protestë për problematikat në prag të sezonit turistik, duke bllokuar urwn e Izvorit pwr 30 minuta.
Protestuesit mbanin pankarta për mungesë e investimeve, duke iu drejtuar kryebashkiakut të Vlorë, Dritan Leli,si fajtor për gjendjen e krijuar.



