‘Nuk kam pse ta fsheh që nuk shoh një funksionim normal, nuk shoh një marrëdhënie të shëndetshme në këtë fazë, pas 3 vitesh të funksionimit të kësaj aleance”
është kjo deklarata e deputetit të Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj i cili ka konfirmuar zërat për përçarje në koalicionin qeverisës.
Xhafaj ka njoftuar se partnerët ndërkombëtarë kanë nisur punën për përzgjedhjen e prokurorëve dhe gjykatësve që do të asistojnë në reformimin e gjyqësorit.



