Njëqind e pesëdhjetë mijë kuti kartoni për bebet. Në Nju-Xhersi po bëhet modë. Shteti amerikan është ndër të parët që e ka futur në përdorim përdorimin e kutive të kartonit si krevat bebesh.
Sistemi finlandez i njohur si “baby box” është praktikisht një kuti kartoni që autoritetet shëndetësore ua japing prindërve të rinj të mbushur me gjëra që i duhen fëmijës së sapo ardhur në jetë. Ajo përmban pelena, letra të lagura, kremra, pomada e plot gjëra të tjera.
Por me t’u hapur, kjo kuti shndërrohet në një vend të sigurt ku mund të flejë fëmija.
Kjo traditë finlandeze po përqafohet me shpejtësi nga vende të ndryshme të botës si Skocia, Kanadaja apo Afrika e Jugut.
Një arsye më shumë është edhe parandalimi i vdekjeve të papritura të bebeve, që në mjekësi njihen sindroma e vdekjes në djep.
Por në Finlandë, kjo traditë e ka origjinën në fund të viteve ’30. Shteti ua bënte dhuratë një kuti të tillë të gjithë prindërve të rinj, si të pasur edhe të varfër.
Por me kalimin e viteve, ajo u kthye në një dhuratë të mirëfilltë, që prindërit mund të zgjidhnin edhe ta merrnin në vlerë monetare (140 euro).
Autoritetet e vendeve që po e aplikojnë e shohin si një leksion për jetën dhe jo thjesht një ndihmë për higjienën e fëmijës në fillim të jetës.
Ajo ka ndryshuar zakonin e prindërve për t’i vënë fëmijët në krevatin e madh apo krevatin e tyre mes lodrave e pellushëve, duke parandaluar edhe incidentet tragjike.



