Muçi: Avokati gëzon imunitet të plotë për çfarë thotë në sallën e gjyqit

Muçi: Avokati gëzon imunitet të plotë për çfarë thotë në sallën e gjyqit

Avokati Besnik Muçi, përmes një lidhje “Skype” për “Të Paekspozuarit” në MCN, tha se sekuestrim i telefonit të avokatit Bajrami është një veprim i paligjshëm. Ai theksoi se një veprim i tillë nuk mund të bëhet pa praninë e kryetarit të Dhomës së Avokatisë dhe tha se avokati, në sallën e gjyqit, gëzon imunitet të plotë për deklaratat që bën gjatë ushtrimit të detyrës.

“Nëse është sekuestruar celulari është shkelje e hapur e ligjit. Nuk mund të sekuesterohet celulari pa praninë e kryetarit të Dhomës së avokatisë së Elbasanit. Roli i avokatit sipas Kodit të Procedurës Penale është i barabartë me atë të gjyqtarit. 

Edhe atë çka dashur të thotë apo të mos thotë, aty nuk ka kallëzim, por dikush ka njoftuar sallën operative dhe pse nuk ka kanosje. Kemi patur raste kur kemi konstatuar ndalime të paligjshme dhe tani kemi lirim, por prokuroria nuk shprehet. 

Këtu ka probleme shumë të rënda. Deputeti, avokati dhe budallai nuk mbajnë përgjegjësi për atë që thonë. Nuk mban përgjegjësi se çfarë thotë në sallë të gjyqit. Avokati ka imunitet në sallën e gjyqit”- tha Muçi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy