Pr.ligji për Policinë/ Fishta: Problem gradat, kufizimi i moshës dhe ndalimi i dypunësimit. Pozitive, dalja e parakohshme në pension (VIDEO)

Pr.ligji për Policinë/ Fishta: Problem gradat, kufizimi i moshës dhe ndalimi i dypunësimit. Pozitive, dalja e parakohshme në pension (VIDEO)

Kryetari i shoqatës së Policisë së Shtetit Sadetin Fishta tha në MCN Live që projektligji për Policinë e Shtetit ka disa probleme. Fishta theksoi se trajtimi i punonjësve të nivelit zbatues me një gradë është diskriminues dhe ndikon negativisht te trajtimi financiar. Po ashtu Fishta e konsideroi si shkelje kushtetuese kufizimin e moshës brenda strukturave të Policisë. Një tjetër problem i evidentuar prej tij është kufizimi i punonjësve të policisë për punësimin e dytë.

Sigurisht që përbërja e këtij drafti ka pjesë nga strukturat e Ministrisë së Brendshme, nga drejtoria, specialistë, nga akademia, nga institutet kërkimore. Pak a shumë, edhe nga informacioni, edhe nga relacioni që ka dalë edhe në media për konsultim publik, kanë paraqitur kush ka marrë pjesë në hartimin e draftit. Sindikata s’është njoftuar që të marrë pjesë, pasi marrëdhëniet ne i kemi drejtpërdrejtë me drejtorin e përgjithshëm. Është kthyer për konsultim në strukturat e Policisë se Shtetet. Nga kontaktet me drejtoritë vendore, ata po përgatitin edhe vërejtjet e tyre. Ne kemi përgatitur në anën tonë, pavarësisht se nuk jemi njoftuar në rrugë institucionale. Nuk do ndalem teknikisht sa i përket formës si është hartuar ligji dhe strukturat. Si ligj në përgjithësi, po ta marrim nga numri i neneve, është ndër ligjeve që i ka dyfishuar, në raport me ligjin tjetër. Kemi vërejtje në lidhje me këtë ligjin. Kemi gjetur mjaft mangësi që do t’ia relatojmë edhe komisionit. Mund ta filloj që me nenin për gradat, sidomos për nivelin zbatues. I njëjti gabim që u bë në 2014-ën, po përsëritet në 2024-ën. Është vendosur që punonjësit e nivelit zbatues të jenë me një gradë! Ndërkohë që gjithmonë janë trajtuar me tre grada, nëninspektor, inspektor, dhe kryeinspektor. Janë 7500 punonjës policie, që t’i lësh me një gradë, do të thotë t’i diskriminosh. Te trajtimi financiar, duke qenë me një gradë, të gjithë këta trajtohen me një pagë. Ne kemi kërkuar që gradat të vendosen ashtu sic janë, pavarësisht emërtesës. Lënia me një gradë diskriminuese. Grada duhet të ishte në varësi të vjetërsisë, shërbimit dhe kualifikimit. Janë vënë kufizime moshe në ligj, kjo është shkelje kushtetuese. Por që është më tepër shqetësuese është kapitulli që bën fjalë për marrëdhënien e drejtorit të përgjithshëm dhe organizatat. Nuk i është referuar ligjit për sindikatat, Kodit të Punës. Një paragraf të neni, i ndalohet sindikatës të marrë pjesë në organizata të tjera sindikale. Tjetër pikë është kufizimi për punësim të dytë, që e konsiderojnë konflikt interesi. Ligji për konfliktin e interesit e ka përcaktuar kur konsiderohet konflikti i interesit. Në projektligj kanë lënë vetëm mësimdhëdhënien, s’ka të drejtë për asnjë punësim tjetër”.

Ai e konsideroi si pozitiv nenin për daljen e parakohshme në pension dhe trajtim financiar pas moshës 55 vjeç.

Ka edhe nene që janë pozitive, një ndër to ka qenë edhe trajtimi financiar. Te ligji i ri kanë vendosur që në moshën 55 vjeç me vjetërsi 30 vite pune merr 70 për qind të pagës, edhe 6 paga shpërblim të menjëhershëm. Kjo është një lehtësi sepse mosha mesatare në Policinë e Shtetit është relativisht e lartë, mbi 48 vjeç”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy