Pas vendimit të Komitetit të Ekspertëve dhe në vijim të përforcimit të masave për parandalimin e përhapjes se COVID-19, Manastirliu ka firmosur një urdhër të dytë për mbylljen e veprimtarisë së institucioneve arsimore publike dhe jo publike dhe çerdheve deri në datën 03.04.2020.
"Kemi vendosur mbylljen e institucioneve arsimore duke filluar nga kopshtet por edhe të çerdheve publike dhe jo publike deri në 3 prill", u shpreh Manastirliu.
Urdhri i datës 9 mars parashikonte mbylljen e institucioneve arsimore deri më 23 prill.
Por frika e përhapjes së infeksionit të Covid-19 e ka bërë të detyrueshme zgjatjen e këtij afati.
Ekspertët e shëndetit publik thonë se ne jemi në fillimet e epidemisë dhe numri i të prekurve pritet të rritet.



