
Mjerë kush bën shaka me peshkaqenë, edhe nëse janë të vegjël në përmasa. Ky është mësimi që duhet nxjerrë pas asaj që pësoi një peshkatar në Florida, SHBA, i cili duke nënvlerësuar një peshkaqen të sapo kapur, humbi gishtin e tij të vogël.
Gjithë skena u filmua dhe u postua në TikTok. Sulmi tronditës ndodhi në Content Keys, një qytet në jug të Miamit, ku peshkatari e kishte kapur peshkaqenin me grep, por grabitqari papritur u kthye dhe kafshoi dorën e burrit, duke i shkëputur gishtin.
“O Zot humba gishti i vogël”, bërtiti ai pas kafshimit.
Peshkatari Brett Reeder u befasua nga peshkaqeni, pavarësisht viteve përvojë në peshkim, nuk e kishte pritur një reagim kaq agresiv dhe të shpejtë.



