
Ambasadori i SHBA në vendin tonë, Donald Lu, tha se Amerika mbështet popullin shqiptar në luftën kundër krimit të organizuar dhe në forcimin e institucioneve demokratike.
“Sot SHBA vazhdojnë të mbështesin shpresat e popullti shqiptar nëpëmjet fuqizimit të FA shqiptare, luftës kundër krimit të organizuar të zhvillimit të institucioneve demorkatike përfshirë edhe ato që janë bërë më të forta nga reforma në drejtësi”.
Deklaratat e Lu u bënë gjatë një aktiviteti për javën e fëmijëve jetim.



