Sami Flamuri, analist tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se pritet që Mali i Zi deri në 2028 të jetë anëtare e BE.
Sipas Flamurit, sfidat kryesore me të cilat përballet Mali i Zi është sundimi i ligjit, korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Pritet që Mali i Zi deri në 2028 të jetë anëtare e BE. Kanë mbetur dhe 19 kapituj dhe pritet të përmbushen të gjitha brenda vitit.
Opozita i ka braktisur komisionet parlamentare që kanë të bëjnë me ligjin për sigurinë kombëtare. Kemi probleme në Mal të Zi.
Mali i Zi ka një qeveri që i ka numrat në parlament. Çdo ligj që propozojnë kalohet me lehtësi në Parlament.
Sikurse edhe në Shqipëri sfidat kryesore të Malit të Zi lidhen me sundimin e ligjit, korrupsionit dhe krimin e organizuar.
Kemi probleme me ish-prokuroren kryesore të Malit të Zi.
BE ka dëshirë që Malin e Zi ta bëjë anëtare. Ka një popullsi shumë të vogël, 600 mijë banorë. Është e volitshme për ta që të integrohet në BE.



