Nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, arrestohet 47-vjeçari në Kurbin, mbante me vete municion luftarak

Nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, arrestohet 47-vjeçari në Kurbin, mbante me vete municion luftarak

Një 47-vjeçar me iniciale E.(I).M. ka rënë në prangat e policisë për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik", "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt".

Bëhet me dije se 47-vjeçari nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, ndërkohë që mbante dhe municion luftarak në automjet.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një krehër pistolete dhe disa fishekë.

Njoftimi: Kurbin

Nuk i bindet urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, vihet ne pranga 47-vjeçari që mbante municion luftarak në automjet.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të shfaqjes së saj, specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Lezhë dhe specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin:

-E.(I).M. 47 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik", "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt".

Ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar për kontroll, automjetin me të cilin qarkullonte në qytetin e Laçit. Pas ndalimit dhe kapjes së tij, është testuar me pajisje alkool-testuese ku ka rezultuar se 47-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, si dhe si rezultat i kontrollit të imtësishëm të shërbimeve të Policisë në automjet, këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një krehër pistolete dhe disa fishekë.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy