Vjerdha: Rezultatet e PISA-s të shkollave private me 30 pikë më shumë sesa në shkollat publike

Vjerdha: Rezultatet e PISA-s të shkollave private me 30 pikë më shumë sesa në shkollat publike

Shkollat private në Shqipëri kanë rezultate më të larta në maturën shtetërore se ato publike.

Bazuar në raportin e fundit të PISA-s, sipas z. Kolindo Vjerdha, nga “Qëndresa Qytetare” , i ftuar në “MCN economy”, fakti se bëhet fjalë për 30 pikë më shumë, e bëjnë më të mirë performancën e shkollave private

Në rezultatet e PISA-s dalin se nxënësit që kanë qenë në shkollat private kanë 30 pikë më shumë rezultate sesa ato në shkollat publike.

Dua të them se edhe përmes këtij matësi që PISA ka bërë, ka treguar se në të vërtetë një realitet që ne e njohim dhe duhet ndalur në ato politika që ato i zhvillojnë.

Në rezultate që e kanë parashtruar, janë studiuar në një raporto që ne e kemi punuar sa i takon kësaj diference të arsimit publik dhe privat është referuar se të dhënat nxënësit që janë në shkolla privat kanë patur një performancë më të mirë se sa në ato publike pikërisht në ato të dhëna.

Duket se vitet e fundit, peshorja po anon nga arsimi privat si një mundësi më e mirë për edukimin e fëmijëve.

z. Vjerdha numëron arsyet që anojnë në këtë fakt, teksa, prindërit me mundësi ekonomike zgjedhin një shkollim privat për fëmijët e tyre.

Mendoj se arsyet nisen në disa faktorë, duke nisur nga infrastruktura, mendoj se kemi të bëjë indikator qe lidhem me trendin që shohim sot, p.sh. shumë familje që kanë mundësi ekonomike për të çuar fëmijët e tyre në shkolla privat këtë nuk e mendojnë dy herë.

Është një zgjedhje e menjëhershme, ndryshe ndodh me ato që nuk kanë mundësi dhe kufizohen nga kushtet e tyre ekonomike.

Kjo mund të vij edhe nga efekti që ata kanë parë në këto shkolla private, duke nisur nga kushtet e infrastrukturës në ato shkolla, përkujdesje që ushtrohet nga stafet e mësuesve dhe stafet pedagogjike dhe ne lehtësi të tjera që lidhen me kufizimet e orareve që shkollat private u ofrojnë prindërve në oraret më të gjata.

Arsimi shkon edhe si zgjedhje dhe si zgjidhje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy