Grimerja shqiptare në Itali që preferohet nga yjet botërore: Planet e mia për një Akademi, të sjell italianet me punë në Shqipëri

Grimerja shqiptare në Itali që preferohet nga yjet botërore: Planet e mia për një Akademi, të sjell italianet me punë në Shqipëri

Puna e shqiptarëve nëpër botë, po bën që të ndjehet krenar çdonjëri.

Një personazh i njohur në Itali në fushën e grimit dhe make up, erdhi në studion e programit të mëngjesit për të rrëfyer historinë e saj të suksesit.

Daniela Zeqo, tregoi në “Zgjohu me MCN”, se si nisi rrugëtimi i pasionit të saj në këtë profesion, 24 vite para në Itali.

Unë i bëj shumë reklamë Shqipërisë në Itali dhe e bëj me shumë krenari. 

Kam folur me Laura Pausinin një ditë dhe me tha do ishte mirë që të bënte një koncert në Tiranë.

Dhe Giusy Ferrerin e kam fut në kontakt me disa personazh shqiptare dhe e kam sjellë këtu.

Në radhë të parë miqësia në Itali është ë pamundur nëse je e aftë të punosh, është e pamundur të arrish majat.

Për mua ka qenë rastësi, kur ika me prindërit në Verona, do bëja universitetin para 24 vitesh para dhe duke shëtitur atje pashë një akademi për parukeri, dhe u futa pyeta dhe më thanë se kursi i ri ka dy javë që ka filluar dhe zgjat 3 vjet.

Prindërit thanë ok dhe mund të vazhdosh këtu por edhe fakultetin, por unë u impenjova aty dhe isha një nga pak vajza që u impenjua aty, të tjerat e kishin si për hobi dhe aty e zbulova që atë gjë e kam dashur përherë.

Mësuesja me pa që kisha talent dhe më mori te arena e Veronës dhe aty zbulova edhe make up-in dhe shkova edhe në Milano për shkollën e grimit dhe duke qenë se duhet të paguaja studimit, shumë vite punoja pasdite dhe paradite studioja. Fillimisht një këngëtar më ftoi për videoklipin, pastaj kalova edhe në Sanremo.

Grimerja dhe make up profesioniste, thotë se edhe fillimisht prindërit nuk e besonin për rrugën që kishte marrë, ajo ja arriti që pasionin ta shndërroj në profesion.

Më pas me ftoi MediaSet, bëra provën dhe më morën direkt bëra kontratën dhe çdo gjë ka qenë rastësi dhe pak fat. Besoj se kur një gjë e bën me shumë pasion edhe fati vjen vet.

Raporti me stafin duhet të jetë i mirë, sepse varet imazhi i tyre, karriera, disa janë tekanjoz, por i preferoj tekanjozët se të japin më shumë sadifaksion.

Prindërit e mi nuk e kishin idenë se kjo ishte një vend pune edhe kur shkoja në MediaSet, në fillim nuk e  dinin se çfarë pune ishte kjo por me kalimin e viteve e kuptuan dhe më panë të lumtur, dhe më besuan edhe ata.

Ne u njohëm me bashkëshortin me një set publiciteti dhe aty e pashë që mund të kem shoqëri me atë dhe ne u martuam, ai punon me kualitetin i imazhit dhe publicitetit, kurator imazhi.

Zeqo zbulon pak nga planet e saj në Shqipëri. Ajo thotë se ka menduar të hap një Akademi dhe të bëj trajnime profesionale si dhe të sjell italianet të punojnë këtu.

Projektet e mia, do të bëja diçka në Shqipëri sepse në Itali e kam arritur atë maksimumin profesional që nuk di më tashmë se çfarë të bëj më tepër dhe dua të bëj diçka këtu. Akoma nuk është konkretizuar sepse çdo herë që po vij po flas me persona.

Do më pëlqente që këtu të hapja një Akademi në radhë të parë dhe të sillja edhe stilin tim në Shqipëri.

Të sjell respektin e kësaj pune, marrëdhënien që kanë profesionistët me klientët dhe gjëra të tjera sepse duhet ti shoh kur të vij, sepse nuk kam jetuar këtu mbi 20 vite dhe nuk di çfarë ka këtu. Dua të sjell italianët këtu, siç kemi shkuar ne në Itali dhe dua të sjell këtu italianët të punojnë në Shqipëri, në fushën time dhe të mësojnë nga njëra tjetra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy