Reforma territoriale, Hoti: Procesi kërkon kohë, ka nevojë për korrigjime

Reforma territoriale, Hoti: Procesi kërkon kohë, ka nevojë për korrigjime

Drejtori i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, Enea Hoti në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me reformën territoriale për të cilën u shpreh se procesi kërkon kohë dhe ka nevojë për korrigjime.

Ai tha se për shkak se kjo është një kërkesë e opozitës do duhet të shihen punimet e komisionit për të vazhduar më tej. Sipas tij duhet të qartësojmë fillimisht parimet pastaj të shohim se ku mund të diskutohet.

Në dijeninë time reforma territoriale është një kërkesë e miratuar në kuvend. Akoma nuk janë caktuar komisioni dhe ku do konsistojë për shkak se është kërkuar nga opozita prandaj do duhet të shohim punimet e komisionit për të vazhduar më tej. Ne si agjenci jemi të gatshëm për ecurinë e reformës territoriale. Nëse do i bëjmë një referencë ndarjes territoriale atëherë ishte e qartë nevoja e reduktimit të numrit. Nuk ka një model, Irlanda vitet e fundit nga 131 shkoi në 39 bashki, Gjeorgjia nga shumë bashki i reduktoi në 60 pastaj e çoi në 100. Formula dhe parimet që u ndoqën ishte parja e funksionalitetit që njësia të jetë aq sa duhet për shërbimet ndaj qytetarëve. Të qartësojmë fillimisht parimet pastaj të shohim ku mund të diskutohet. Në 2014 qarqet nuk u prekën fare sepse në nivel qarku bëhet dhe ndarja elektorale e mandatave për zgjedhjet e përgjithshme. Pra qarku elektoral është i ndarë me atë administrativ dhe kjo do ndikonte në ndarjen e mandatave prandaj nuk u prek fare në atë kohë. Bashkitë janë ato që ofrojnë ndihmën ndaj qytetarëve.

I pyetur se Agjencia që ai drejtoni, po ndihmon bashkitë në praktikën e menaxhimit të mirë të mbetjeve, Hoti tha se, “është një nga kompetencat shumë të rëndësishme të bashkive të cilat nuk ja dalin dot vetëm. Ne ndihmojmë bashkitë të përcjellin njohurinë e saj dhe te bashkitë e tjera. Javës tjetër do shpallim transparencën e qytetarëve në vendimmarrje. Kemi dhe bashkinë e Hasit që kemi grupin e vullnetarëve për emergjencat. Pra ne si agjenci është që këto praktika ti përhapim në bashkitë e tjera”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy