Një anije kozmike Soyuz MS-26 e cila mbante kozmonautët rusë Alexey Ovchinin dhe Ivan Wagner dhe astronautin e NASA-s Donald Pettit është kthyer në Tokë, njoftoi të dielën agjencia ruse e hapësirës Roscosmos.
“Deorbitimi dhe zbritja e tij në Tokë ishin normale”, tha agjencia në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram, duke shtuar se anija kozmike u ul në Kazakistan.

Koha e kthimit të tyre me parashutë në Tokë përkoi me ditëlindjen e 70-të të astronautit amerikan, tha NASA në platformën e mediave sociale X.
Ekuipazhi mbërriti në laboratorin orbital ISS më 11 shtator 2024, duke kaluar 220 ditë në hapësirë gjatë së cilës ata orbituan Tokën 3520 herë, duke përfunduar një udhëtim prej 93.3 milionë miljesh (150.15 milionë km), tha NASA në një deklaratë.
Pettit e kaloi kohën e tij duke hulumtuar “aftësitë e printimit 3D të metaleve në orbitë” dhe “teknologjitë e sanitizimit të ujit” ndërsa eksploronte rritjen e bimëve dhe sjelljen e zjarrit në hapësirë.
Eksplorimi i hapësirës ka mbetur një rrugë e rrallë bashkëpunimi midis SHBA-së dhe Rusisë që kur kjo e fundit nisi luftën e saj në Ukrainë në shkurt 2022.
Happy birthday, @astro_Pettit! Many happy returns (including this one)
— NASA (@NASA) April 20, 2025
The MS-26 Soyuz spacecraft touched down in Kazakhstan at 9:20pm ET—or, in local time, 6:20am April 20, Pettit's 70th birthday. pic.twitter.com/qFM5fAxnA0



