Gjoni: Javë me mot të paqëndrueshëm e reshje lokale shiu. Temperaturat në rritje prej 2°C (VIDEO)

Gjoni: Javë me mot të paqëndrueshëm e reshje lokale shiu. Temperaturat në rritje prej 2°C (VIDEO)

Pas ditëve të ngrohta dhe me diell, vendi është përfshirë ditëve të fundit nga rrebeshe të forta shiu dhe shtrëngata në vend.

Specialistja e IGJEUM, Anira Gjoni në një lidhje skype për “MCN live” megjithatë shprehet se java në vazhdim do të ketë mot të paqëndrueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Gjoni thotë se reshjet e shiut priten të rikthehen nesër por në një intensitet të ulët.

Java ka nisur me temperatura të freskëta, por të cilat do të vijnë në një rritje graduale prej 1 apo 2 °C, nga dita në ditë.

Do të kemi një javë më mot të paqëndrueshëm, sepse do të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herëpashershëm dhe të cilat do të gjenerojnë edhe reshje në formën e shiut.

Për sot nuk kemi reshje por do të jetë e martë e cila do të rikthehen reshje të cilat do të jenë të dobëta dhe lokale.

Nuk presim përgjatë kësaj javë që të kemi problematika të shkaktuar nga moti.

Metereologia Gjoni, thotë se gjatë javës, temperaturat maksimale do të ngriten deri në 2 °C çdo ditë.

Temperatura vijnë në një rritje prej 1 apo 2 °C.

Maksimalet që në bregdet të shkojnë deri në 21 °C, në zonat e ulëta deri në 22 °C dhe në zonat malore deri në 16°C.

Për nesër, presim që minimalet në bregdet të shkojnë deri në 16 °C, në zonat e ulëta 14, max 25°C dhe në zonat min, 8 dhe maksimalet deri në 17 °C.

Që do të thotë se vlerat do te jenë pak më të ngrohta se java që lamë pas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy