Katedralja e Barcelonës, kantieri i arkitektit Gaudi që vijon të mbetet i hapur edhe pas 135 vitesh (FOTO)

Katedralja e Barcelonës, kantieri i arkitektit Gaudi që vijon të mbetet i hapur edhe pas 135 vitesh (FOTO)

Katedralja e famshme në Barcelonë të Spanjës, Sagrada Familia, nuk do të përfundojë së restauruari në vitin 2026. Kisha më e madhe katolike e papërfunduar nuk do të mund të jetë gati në 100-vjetorin e atij që e ideoi, arkitekti Antonio Gaudi.

“Është një kryevepër artistike dhe dëshmi e besimit në Zot. Dhe siç ndodh me katedralet më të mëdha, ajo do të ketë nevojë për kujdes konstant, pra një kantier që nuk mbyllet kurrë”, thotë  drejtori i punimeve, Jordi Fauli, në një intervistë pë gazetën italiane "L'Avenire".

Një nga problemet me të cilat është përballur kisha vitet e fundit ka qenë ndërtimi i një metroje që kalon vetëm pak metra nga fasada kryesore e saj. Fillimisht ka ekzistuar frika se gërmimet dhe dridhjet gjatë hapjes së tuneleve të nëndheshme do ta vinin në rrezik ndërtesën e madhe, kulla kryesore e të cilës arrin në 172.5, më e larta në qytet.

“Ka pasur një mobilizim të mijëra njerëzve të kulturës nga e gjithë bota. Kompania hekurudhore mori masat për një mur sigurie rreth 30 metra nën tokë. Tashmë trenat kalojnë aty çdo ditë, por nuk ka asnjë lloj dridhjeje”, thotë Fauli.
Fauli shton se pavarësisht se modelet e përpiluara me saktësi nga Gaudi janë prishur dhe skicat janë djegur, por fatmirësisht nxënësit e tij i kishin studiuar dhe publikuar ato. Falë këtyre publikimeve është arritur të rindërtohen modelet e printuara në 3.

Fauli tregon edhe mënyrën si po kryhen punimet. “Po pastrojmë sipërfaqet dhe po punojmë për të konsoliduar fasadën e Nativita, pjesa e vetme e përfunduar nga Gaudi. Kur të përfundojë ndërtimi i kullave dhe fasadës së Gloria-s, që mungon ende, do të kryhet edhe restaurimi i fasadës kryesore. Do të nevojitet edhe vendosja e kambanave, që do të bëhet më vonë, dhe do të kërkojë një investim të madh. Gaudi ka parashikuar 80 të tilla. Përfundimi i veprës në vitin 2026 nuk do të thotë mbyllje e kantierit. Do të duhet të vijojë puna për të mirëmbajtur këtë katedrale të jashtëzakonshme”, thotë Fauli.

Katedralja Sagrada Familia është dizajnuar nga arkikekti katalanas Antonio Gaudi. Ajo është pjesë e Trashëgimisë Botërore dhe mbrohet nga UNESCO.

Ndërtimi i saj nisi në vitin 1882 nga arkitekti Francisco Paula de Villar. Në vitin 1883, kur ai dha dorëheqjen, Gaudi e mori vetë përsipër ndërtimin e katedrales. Ai e transformoi projektin duke ndërthurur stilin arkitektonik me inxhinierinë. I përkushtuar pas këtij projekti ai punoi për disa vite, derisa ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare, në vitin 1926. Në atë kohë, vetëm një e katërta e projektit ishte zbatuar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy