DASH: Terrorizmi iranian po përpiqet të infiltrohet në Shqipëri

DASH: Terrorizmi iranian po përpiqet të infiltrohet në Shqipëri

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar së fundmi Raportin mbi Terrorizmin e Shteteve për vitin 2016, ku bie në sy edhe përmendja e Shqipërisë, jo si një vend mbështetës, por si një vend i shënjestruar nga terrorizmi.

Sipas këtij raporti, vendi ynë kërcënohet nga terrorizmi iranian, që e sheh Shqipërinë si një pikëmbështetje në kontinentin europian.

Por raporti i DASH është bërë jehonë në mediat iraniane, të cilat theksojinë se ky shtet vijoi edhe gjatë vitit 2016-të aktivitetin e lidhur me terrorizmin, ndërsa paralajmërojnë vendet e Ballkanit dhe Shqipërinë.

Në aktivitetet terroriste të këtij shteti përfshihet: Mbështetje për Hezballahun, grupet në Siri, Irak dhe gjithë Lindjen e Mesme, por edhe mbështetje për grupet palestineze në Gaza.

Sipas, Iran News Update, e cila i referohet raportit të DASH, Irani gjithnjë e më shumë po shton praninë e tij dhe burimet në Europë, e veçanërisht në Ballkan. Në vendet e Ballkanit e shënjestruar është edhe Shqipëria.

“Shqipëria duket të jetë një vend tjetër ballkanik që Irani ka shënjestruar. Reza Shafa, një ekspert nga Irani, e ka quajtur atë një “një pikëmbështetje në kontinentin evropian.” Ashtu si në Bosnje, Irani ka tentuar të infiltrohet në Shqipëri duke krijuar “organizata bamirësie” dhe “organizata kulturore” që shërbejnë si organizata të fshehta për Trupat e Gardës Revolucionare Islamike dhe Ministrinë e Inteligjencës”,- citohet në shkrim.

Në shkrim theksohet se “Qeveria dhe Parlamenti i Shqipërisë arritën një marrëveshje unanime për të lejuar një numër të madh anëtarësh të grupit opozitar Iranian, MEK, që të vendoseshin në Shqipëri vitin e kaluar”.

Shkrimi mbyllet me një paralajmërim: “Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë vigjilente dhe të bashkohet me sanksionet e SHBA kundër IRGC”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy