
Axhenda e opozitës tashmë pas zyrtarizmit të marrëveshjes mes kryetarit të PD-së, Sali Berisha, me kryetarin e PL-së, Ilir Meta, mëton të çoj drejt fitores në zgjedhjet lokale të 13 maj.
Eriol Braimllari, anëtar i komitetit drejtues të Partisë së Lirisë, shpalosi për edicionin e lajmeve në MCN tv, faktin se synimi i opozitës veçmas i PL-së në këto zgjedhje është rikthimi i pluralizmit në pushtetin vendor.
Sipas tij vendi ka nevojë për forcimin e pushtetit vendor, me theks të veçantë krijimit dhe forcimit të këshillave bashkiak, që sipas tij janë parlamente të vogla për qytetin.
Jemi në garë të bashkuar si opozitë për të fituar zgjedhjet lokale. Aktualisht pushteti vendor , përveç atij të Shkodrës, është 100% nën kontrollin e kryeministrit Edi Rama, dhe misioni ynë madhor është që të rikthejmë pluralizmin kudo në çdo bashki të vendit, në këshillat bashkiak dhe në drejtimin e bashkive.
Synimi jonë që të ketë sa më shumë përfaqësi në këshillat bashkiak, sepse ato janë parlamentet e qyteteve, por do të synojmë për të fituar kandidatët e opozitës së bashkuar në zgjedhjet lokale, se kujt do ti përkasin kandidatet në bashkitë e caktuara, kjo është një çështje që i takon aleancës së madhe të partive opozitare.
Braimllari shprehu mbështetjen e PL-së për kandidatët e opozitës, pas procesit të primareve.
Misioni ynë madhor është që të kemi një opozitë të fortë, dhe një alternativë fituese në zgjedhje, duke u bazuar tek vlerat dhe zgjidhjet konkrete që ne japim. Fokusi jonë primar do të jenë këshillat bashkiak, pra ne synojmë që ti rikthejmë këshillat bashkiak, jo siç janë aktualisht që kryetarin e Këshillit Bashkiak nuk e njeh njeri, por te jenë njerëz të cilat janë llogaridhënës ndaj qytetarëve, dhe marrin vendime në interes të tyre.
Sa i takon bashkive, ne do të kandidojmë dhe do të jemi 100% në mbështetje të kandidatëve të opozitës dhe mirëpresim çdo qytetarë që do të kandidoj, do të jetë një zë shtesë për opozitën, në zgjedhjet vendore.
Kështu qe kandidatët do të dalin pas primareve, sepse ajo do të jetë procedura më transparente se si kandarët për kryetar bashkie, do të jenë vërtet njerëz që gëzojnë respektin dhe mbështetjen e shumicës së njerëzve dhe ne si parti që nga ai moment, do të jemi të angazhuar qe të fitojë opozita dhe të rikthejë pluralizmi në pushtetin vendor.



