Pas deklarimit fajtor dhe dënimit për mashtrime Kompjuterike ndaj shtetasve të huaj, Prokuroria e Posaçme kërkon nga GJKKO konfiskimin e pasurisë me vlerë rreth 2.3 milion euro të dy personave Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa. Sipas SPAK vlera e dëmit të shkaktuar nga të akuzuarit përmes mashtrimit me call centera arrin në 7 milion euro.



