Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR për zgjedhjet lokale të 21 qershorit tashmë i është dorëzuar qeverisë shqiptare. Ambasadorja Audrey Glover gjatë një takimi me Ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushatin I ka dorëzuar atij raportin përfundimtar të zgjedhjeve. Bushati e cilësoi raportin të balancuar ndërsa shtoi se do të adresojë rekomandimet për të konsoliduar procesin zgjedhor.



