Vladimir Putin ka dekoruar aktorin amerikan Steven Seagal.
Ish-ylli i Hollivudit u bë vitet e fundit një mbrojtës aktiv i presidentit rus dhe së fundmi, i ofensivës së tij kundër Ukrainës.
Vladimir Putin nënshkroi një dekret për dhënien e "Urdhrit të Miqësisë " për aktorin për ‘kontributin e tij të madh në zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar kulturor dhe humanitar’.
Kështu thuhet në një dokument të publikuar në faqen zyrtare ligjore të qeverisë ruse.
Në vitin 2016 Seagal mori një pasaportë ruse nga Vladimir Putin, duke ruajtur shtetësinë amerikane. I vendosur në Rusi, aktori u bashkua në vitin 2021 në një parti nacionaliste.
Gushtin e kaluar, ai udhëtoi në Ukrainën lindore për të takuar liderin e separatistëve pro-rusë në Donetsk, Denis Pushilin, dhe për të ofruar mbështetjen e tij. Më pas ai vizitoi burgun e Olenivka, afër Donetsk, ku dhjetëra të burgosur ukrainas vdiqën në një shpërthim këtë verë.



