Tenderi i uniformave blu në Gjykatën e Lartë, Pula: Janë konstatuar abuzime që kanë dëmtuar konkurrencën (VIDEO)

Tenderi i uniformave blu në Gjykatën e Lartë, Pula: Janë konstatuar abuzime që kanë dëmtuar konkurrencën (VIDEO)

Çështja e tenderit të uniformave blu vijon të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë, ndërsa procesi është shoqëruar me shtyrje dhe zhvillime të reja procedurale. 

 

Sipas informacioneve më të fundit, gjyqi është shtyrë për në fund të muajit maj, ndërkohë që trupa gjykuese është tërhequr nga shqyrtimi i çështjes, pa u bërë ende publike arsyet e këtij vendimi.

 

Gazetari Besmir Pula, për MCN Live deklaron se çështja lidhet me problematika të evidentuara që në fazën e prokurimit të tenderit, duke ngritur dyshime për shkelje të konkurrencës dhe favorizim të paligjshëm.

 

Kemi ndjekur gjyqin lidhur me tenderin e uniformave blu për shkak të problematikave të hasura gjatë prokurimit. Nga sa kemi mësuar si detaje të reja, çështja është aktualisht në Gjykatën e Lartë, ndërsa të pandehurit kërkojnë pafajësi dhe gjyqi është shtyrë për në fund të muajit maj. Trupa gjykuese është tërhequr nga shqyrtimi i çështjes, por ende nuk dihen arsyet. Mund të themi se kemi të bëjmë me një tender që ka pasur abuzime.

 

Sipas tij, bëhet fjalë për një tender me vlerë rreth 2.8 miliardë lekë, i cili është denoncuar më herët dhe ku ndër personat e përfshirë përmenden disa emra të njohur në administratë.

 

Të pandehurit kanë favorizuar kompanitë fituese, duke shkaktuar dëm financiar dhe duke dëmtuar konkurrencën mes operatorëve të tjerë ekonomikë.

 

Nga ana tjetër, prokurori i posaçëm Dritan Prençi ka kërkuar që të lihet në fuqi vendimi i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe ai i Apelit, duke argumentuar se provat e mbledhura janë të mjaftueshme.

 

Ndërkohë, mbrojtja e të pandehurve, përfshirë drejtuesen e përmendur në dosje Edlira Naqellari, pretendon se provat nuk e lidhin drejtpërdrejt me shkeljet e pretenduara dhe se vendimet e mëparshme janë të pabazuara.

 

Çështja e tenderit të uniformave blu është konsideruar si një nga dosjet më të bujshme të viteve të fundit, pasi hetimet kanë nisur disa vite më parë mbi dyshimet për shkelje në procedurat e prokurimit publik, duke sjellë si pasojë dëmtim të konkurrencës dhe një dëm financiar të konsiderueshëm për shtetin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy