Kikia: Të hapen listat dhe të ndryshohet ligji zgjedhor! Na duhet një sistem që garanton demokraci (VIDEO)

Kikia: Të hapen listat dhe të ndryshohet ligji zgjedhor! Na duhet një sistem që garanton demokraci (VIDEO)

Partitë e vogla kërkojnë ndryshime kushtetuese, ku synohet referendumi për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Gazetari Mentor Kikia tha se legjislacioni zgjedhor në fuqi është krijuar që të pengojë partitë dhe lëvizjet e reja. Ai theksoi se është i nevojshëm ndryshimi i ligjit zgjedhor, hapja e listave dhe ulja e pragut për partitë e vogla. “Isha në tryezë si gazetar dhe aktivist i shoqërisë civile, jo pjesë e ndonjë formacioni politik, por si një nga zërat që vazhdimisht ka folur dhe shkruar për sistemin zgjedhor, që në mënyrë të vazhdueshme është modifikuar, duke patur rol në deformimin e demokracisë, duke bërë që qytetarët të votojnë pa ditur kandidatin që votojnë. Ajo formula e llogaritjes së mandateve ka bërë që një deputet të shkojë në parlament me 4 mijë vota, dhe dikush me 25 mijë vota të mos shkojë në Parlament. Ky mekanizëm ka prodhuar një barrierë të fortë për partitë e vogla edhe të reja që duan të debutojnë në skenën politike. Sa herë flasim për një politik që nuk lëviz dhe ka zënë ndryshk, gjithmonë dëgjojmë zëra pse s’futen të rinj. Është pikërisht kjo barriera, legjislacioni zgjedhor është krijuar që të pengojë të gjitha lëvizjet e reja. Kemi krijuar një pol, një ka ngelur se tjetri është shkalafitur, që është i favorizuar nga ligji. Është i nevojshëm ndryshimi i ligjit zgjedhor, për të hapur listat, për të futur sistemin proporcional, për të ulur pragun e partive të vogla dhe të reja, që mekanizmi të jetë demokratik”, tha Kikia. Gazetari tha se ndryshimet ligjore nuk duhet të kënaqin thjesht egon e grupimeve të caktuara politike, por t’i rezistojnë kohës. Rruga e vetme mbetet referendumi pasi ai që ka shumicën e votave s’është i interesuar ta bëjë këtë ndryshim. Është e rëndësishme që ndryshime jo thjesht të kënaqin një ego apo një nevojë të një grupimi të caktuar, por t’i rezistojnë kohës. Një nga problemet e mëdha që ka pasur demokracia jonë hibride ka qenë ndryshimi i sistemit zgjedhor. Çdokush që ka pasur votat e ka ndryshuar sistemin zgjedhor sipas dëshirës së tij. Do duhej që në një auditor më të gjerë, me një grupim njerëzish përtej 5 partive politike, do të duhet të diskutohet për një formulë zgjedhore që garanton demokraci reale dhe sa më pak efekte anësore. Thamë ta eliminojmë këtë njeriun që ble vota, dhe futëm lista, që partia ta linte jashtë këtë. Ndërkohë që partia i futi në listë dhe la jashtë intelektualin. Shkuam nga një e keqe te një më e keqe. Është e rëndësishme që vota të konvertohet realisht në pushtet. Të punohet për të kristalizuar një formulë, pa e marrë shabllon. Lidhur me votën e emigrantëve, Kikia tha: “Ata duhet të votojnë jo vetëm për të përmbushur të drejtën kushtetuese. Ne jemi shoqëri në pakësim, çdo vit në këtë vend mungojnë 40-45 mijë njerëz. Çdo vit kemi x votues më pak. Sa më pak numri i votuesve, aq më e madhe mundësia për t’u kontrolluar ky numër votuesish. Këtë lloj demokracie ku pushteti bazohet në 900 mijë vota mund ta prishë vetëm një pjesëmarrje e madhe. Por këtu s’ka njerëz! Vota e emigrantëve mund ta sjellë ndryshimin”. Gazetari vuri në dukje se: “Problemi këtu është që kush do jetë parti e madhe ose e vogël e caktojnë të mëdhenjtë. Ligjin e kanë bërë në mënyrë të tillë, do bëjmë një ligj që gardhin mos e kalojë asnjë që të hyjë te fusha jonë. Kjo ka bërë që të dëmtohetdemokracia, dhe formacionet e reja politike, mbeten të vogla për shkakun s’e nuk u jepet mundësia. Ne nuk kemi nevojë thjesht për më shumë parti, por për një sistem që garanton demokraci”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy