Festat e çmendura të seksit në shtëpinë e themeluesit të “Playboy”, flet ish-e dashura

Festat e çmendura të seksit në shtëpinë e themeluesit të “Playboy”, flet ish-e dashura

Shumëkush mund të presë që pas vdekjes së një 91-vjeçari të famshëm si Hugh Hefner të flitet për jetën e tij seksuale. Themeluesi legjendar i revistës “Playboy” pati rrëfyer në një intervistë disa vite më parë se ai ishte një kampion i përdorimit të Viagras.

“Bëj dashuri dy herë në javë, dhe për këtë pi Viagra. Në moshën 84-vjeçare të ndihmon. Është një ndihmë”, është shprehur ai në atë kohë.

Por ish-të dashurat e tij thonë se ajo që vetë Hefner ka rrëfyer është shumë larg asaj që ndodhte në të vërtetë në shtëpinë e tij.

Jill Ann Spaulding, një ish-lepurushe e “Playboy” thotë se festat e Hefner ishin të çmenduar dhe “karburanti” i tyre i vetëm ishte Viagra.

“Hef rrinte shtrirë me ereksionin e shkaktuar nga Viagra. Ishte diçka false dhe çdo vajzë duhej të bënte seks me të dy minuta, ndërsa të tjerat i jepnin kurajo duke përdorur një gjuhë të veçantë, përfshirë edhe fjalën “babush”. Ai nuk përdorte prezervativ dhe gjithmonë e fillonte festën me vajzën me të cilën ndante shtratin. Pas saj radhën e kishin të tjerat. Asnjë mbrojtje ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, asnjë analizë. Ai nuk e çante kokën për këtë”, tregon Jill.

Shumë njerëz nuk do ta kapërdinin dot imazhin e një 80-vjeçari teksa bën seks me vajza 20 vjeçare në radhë, por ky ishte Hugh Hefner.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy