
Irani ka shtuar përpjekjet për të rrëmbyer dhe vrarë zyrtarë qeveritarë, aktivistë dhe gazetarë anembanë botës, përfshirë edhe SHBA-në.
Washington Post, duke cituar disa burime, shkruan se ish-zyrtarë të qeverisë amerikane, disidentë emigrantë, por edhe kritikë të mediave të regjimit dhe civilë hebrenj apo civilë të lidhur me Izraelin kanë përfunduar në shënjestër.
"Intensiteti i fushatës reflektohet në shtrirjen globale," shkruan WP, duke vënë në dukje se si tentativat për të vrarë ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Bolton, në Uashington dhe filozofin francez Bernard-Henri Lévy në Paris u penguan vitin e kaluar.



