Biznesi i ankohet Çuçit dhe Kumbaros: Sjellim mallra nga jashtë, na duhet t’i çojmë në Fier për zhdoganim

Biznesi i ankohet Çuçit dhe Kumbaros: Sjellim mallra nga jashtë, na duhet t’i çojmë në Fier për zhdoganim

Dy deputetët e zgjedhur në qarkun Gjirokastër, Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro, kanë zhvilluar një dëgjesë publike me përfaqësues të biznesit të qytetit të Gjirokastrës, në kuadër të turit të bashkëbisedimit me qytetarët për ndërtimin e platformës qeverisëse për “Shqipërinë që duam”.

Në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut Gjirokastër, Çuçi ftoi përfaqësuesit e biznesit të japin mendimet e tyre për problematika të ndryshme që shqetësojnë biznesin gjirokastrit dhe jo vetëm.

Çuçi theksoi se tanimë që PS mori një mandat për të qeverisur vetëm, është koha për t’i dëshmuar shqiptarëve se cili është modeli qeverisës i socialistëve.

Ndërsa përfaqësues të biznesit ngritën shqetësimet që lidheshin kryesisht me problematika në dogana.

“Duhet ndryshuar ligji i prokurimeve publike. Me qëllim që, për disa shërbime të vogla, nuk ka pse kompani të tjera jashtë rretheve vijnë dhe marrin pjesë në prokurime, paratë që janë për Gjirokastrën”, tha një sipërmarrës.

Ndërsa një tjetër përfaqësuese e biznesit shprehu shqetësimin e saj në lidhje me zhdoganimet. “Ne importojmë shumë mallra nga jashtë dhe zhdoganimi nuk mund të bëhet në Kakavijë. Vjen malli nga Turqia, në Kakavijë dhe pastaj duhet të shkojë në Fier se nuk e di kodet nuk janë të hapura. Kjo për mua është kosto. Ka tranzitin dhe agjencitë që duhet të paguajmë”.

“Juve të verifikoni të gjitha prodhimet, fabrikat, minifabrikat vendase, të produkteve që prodhojnë në Shqipëri se jemi një damar i fuqishëm i punësimit. Unë prodhoj bojra, importojmë bojra nga jashtë, nëse unë filloj me minus rrogat për 50 punonjës, plus sistemin e shpërndarjes me 160 dyqane, ai i importit ka vetëm 5 veta, ekonomist, sekretar, menaxher, shofer. Ky problem ështe tek ne prodhimet vendase. Nëse blehet ne Greqi 5 euro, ai e shënon tek diferenca 7 euro dhe në këtë moment ne goditemi”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy