Speciale /Anulimi i HEC-eve mbi Osum, fitore si e Pirros (VIDEO)

Speciale /Anulimi i HEC-eve mbi Osum, fitore si e Pirros (VIDEO)

Gryka e Osumit depërton në zonën e Skraparit, aty ky natyra  ka krijuar në një gjatësi 13 km kanionin më të madh lumor në Shqipëri. Zona e shpallur monument natyre, nga viti në vit ka marrë një hov të madh turistik me ushtrimin e sportit të rafting-ut, dhe pamjet mbresëlënëse kanë afruar vitet e fundit me qindra-mijëra turistë nga vendi dhe më gjerë. Por, rrjedha ujore, duket se tërhoqi vëmendjen e një kompanie për ta marrë në shfrytëzim përmes ngritjes së 2 HEC-eve. Dhe ishte pikërishtë muaji shtator 2013, kohë kur kryeministri Sali Berisha delegonte pushtetin te Edi Rama, që firmosej kontrata për ndërtimin e dy HEC-eve Bigas dhe Veleshnje, ku sipas dokumenteve të kohës rezulton se përfaqësues i shoqërisë ishte ministri Florjon Mima dhe administrator, i riu 20-vjeçar, Albano Feta. Në vazhdën e ngrijtes së qindra centraleve me shfrytëzim burimet ujore, kjo kontratë nuk gjeti terren për konflikt a protesta edhe për faktin se HEC-et nuk nisën asnjëherë nga puna, duke kaluar në një rrjedhë heshtjeje deri në 2015, kur kompania konçesionare arriti të marrë lejen mjedisore për nisjen e punimeve. Por deri në 2017, punimet nuk arritën të nisnin, duke bërë që leja mjedisore të shpallej e pavlefshme në muajin mars. Dhe kur zbatimi i punimeve dukej se ishte shumë pranë, ishte ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ai që njoftoi pezullimin e projektit, me gjetjen e një sërë argumenteve për parregullsi ligjore në koordinata dhe shkatërrim të zonës. Me to, Klosi u shpreh se nuk është e mjaftueshme vetëm firma e anulimit për prishjen e kontratës koncesionare, por përgjegjësit do vihen para drejtësisë.

Parlalelisht me Klosin edhe kryeministri Edi Rama, përmes faqes së tij në FB- njoftoi se kontrata ishte dhënë në shkelje të plotë, duke argumentuar për këtë të fundit ndryshimin e koordinatave. Madje në të njëjtën linjë mendimi me Klosin, shkroi se do të bëhen kallëzime në Prokurori. Në fakt, këto deklarata nuk ishin të befta, duke ditur që për këto kontrata qeveria Rama ishte në dijeni, madje edhe të kërkesave të mëhershme, si ajo e ish-kryetarit të kuvendit Ilir Meta, që i kishte përcjellë ekzekutivit shqetësimin e shoqatave të mjedisit, rafting, dhe bizneseve lokale, për efektet negative. Këta të fundit dhe qytetarë të ndryshëm vijuan të denoncojnë në media dhe në portalin shqiperiaqeduam.al, pasi panë në zonë buldozerë që u stacionuan në zonë. Dhe në fakt, makineritë ishin atje, pasi në 12 dhjetor 2017 KKT miratoi projektin, i cili u mbajt i fshehtë për publikun. Më tej, pas deklaratave, vijoi një javë e gjatë me akuza, ku i pari  ishte Jamarbër Malltezi nga PD, që iu referua drejtorit Redi Baduni të emëruar nga Klosi, si firmëtar të lejeve mjedisore, ndërsa i quajti teatrale akuzat për kallëzime penale.

Dhe më tej një përplasje tjetër në kuvend mes Damian Gjiknurit dhe deputetit Florjon Mima

Dhe në këtë debat të gjatë që zhvillohej në syrin e publikut, nuk nxitoi firma e parë për anulimin e lejeve mjedisore nga Ministria e Mjedisit, me argumente pothuajse të gatshme nga ato që ishin servirur me shkelje në procedura, afate e koordinata. Menjëherë pas saj edhe njoftimi i dytë nga ministria e Energjisë  për zgjidhjen e njëanshme të kontratës dhe  gjithcka u konsiderua një fitore, e cila për ekspertin e mjedisit, OLSI Nika, lë vend për ta quajtuar fitore si ajo e Piros, në betejen e madhe për shfrytëzimin e pothuajse të gjithë burimeve hidrike në vend.

Ndërsa aktivisti Besjan Pesha, duke përshëndetur vendimarrjen, thotë se politika duhet krijojë hapësirë për zhvillimin e munguar të turizmit dhe me një koment të ngjashëm del edhe NIKA

Duke folur për zixhirin në të cilin ka kalur procesi, Pesha shprehet se qeveria duhet t’i kishte kursyer deklaratat për të marrë meritën e anulimit dhe për këtë sjell edhe paralelizmin me inceneratorit në Fierit.

PESHA 0028 Sinkron: 2:20  ministria që ka pas përgjegjësi për… 3:07 kërkon që të na paraqesë

Ndërsa eksperti i ekonomisë, Zef Preçi nuk konsideron të izoluar rastin, pasi janë  me dhjetra vendimarrje, të cilat janë iniciuar nga interesat e momentit dhe jo nga studimet serioze.

Preçi ngre shqetësimin se pjesa më e madhe e tyre janë dhënë te ofertuesit pa garë, ndërsa sjell në vëmendje dhe rastet kur shteti ka paguar dëmin shumëfish pas humbjeve në gjykatë.

Por si i komenton deklaratat për kallëzime penale ndaj përgjegjësve që kanë shkelur ligjin aktivisti Besjan Pesha?

Në një studim vlerësues që kanë bërë shoqatat e mjedisit në vend, për rastet e konflikteve ujore të lidhura me zhvillimin e hidroenergjisë, janë regjistruar 18 konflikte. Sipas këtij studimi, ndarja e ujit dhe uji për vaditje përbëjnë kërcënimet më serioze ku mungesa e konsultimit është parë si shkak konflikti në 21 për qind të rasteve, e ndjekur kjo edhe nga humbja e peizazhit dhe përkatësisë së vendit. Ndërsa 52 për qind e të anketuarve thonë se  komunitetet vendore dhe fshatarët  janë grupi i aktorëve më të prekur. Dhe për të minimizuar këto konflikte, ekspertët kanë këtë koment .

Pas vitit 1990 në Shqipëri janë dhënë afro 540 leje koncesionare për HEC-et. Njollat e zeza në hartë tregojnë HEC-et e përfunduara, ndërsa pikat e verdha referojnë hidrocentralet në ndërtim. Ndërkohë, kjo është pamja që merr sot harta e vendit me Hecet që janë planfikuar. E parë në këtë këndvështrim HEC-et e Osumit do të ishin vetëm dy pika në hartën e gjerë të shfrytëzimit të lumenjve në Ballkan. Por në debatin e përjeshtëm mes industrialistëve dhe ambientalistëve, do të jetë e ardhmja ajo që do të japë përgjigjen se kush ka pasur të drejtë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy