Shqiptarët të marrosur pas kafes/ Baristi Butsi: Ekspreso në vend të parë, kafeja turke po ‘zhduket’

Shqiptarët të marrosur pas kafes/ Baristi Butsi: Ekspreso në vend të parë, kafeja turke po ‘zhduket’

Shqiptarët janë ndër konsumatorët më të mëdhenj të kafesë në rajon dhe këtë e tregojnë si shifrat e importit, ashtu edhe kultura e përditshme e konsumit. 

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, baristi Mario Butsi tregoi për tendencat e reja të konsumit të kafesë në vend dhe ndryshimet që po ndodhin në shijet e shqiptarëve.

Sipas tij, kafja ekspreso ka zënë vendin e parë si në lokalet e qyteteve, ashtu edhe në shtëpitë e shqiptarëve, ku po përdoren gjithnjë e më shumë makineritë me kapsula. Ndërkohë, kafja turke, dikur pjesë e pandashme e mëngjeseve tradicionale, po humbet terren dhe është gjithnjë e më pak e preferuar.

Ekspreso është kthyer në zgjedhjen kryesore të shqiptarëve. Kafja turke nuk ndiqet më nga tradita. Ka mungesë alternative dhe thjesht po ‘zhduket’ nga përdorimi.

Shqiptarët nuk janë vetëm kafepirës të zjarrtë, por edhe ‘karrikedashës’.

Nuk është vetëm kafja ajo që i tërheq, shumë njerëz rrinë me orë të tëra në lokal.

 Kjo ndonjëherë bëhet edhe barrë ekonomike për pronarët. Por në fund të ditës, kafja është më shumë psikologji sesa nevojë, ajo nuk pihet për hall, por për qejf.

Në tregun shqiptar, sipas Butsit, janë të regjistruara rreth 800 kompani që merren me importin, përpunimin dhe shpërndarjen e kafesë. 

Varietetet më të përdorura janë Arabica dhe Robusta.

Arabica, wshtw kafe me cilësi më të lartë, më e lehtë, më e ëmbël dhe me më pak kafeinë. Ka aromë më të pasur dhe është më pak e dëmshme për organizmin.

Robusta wshtw më e fortë, me më shumë kafeinë, përdoret shpesh në përzierje për të krijuar "mishela" që japin kremë më të trashë në filxhan.

Shqiptarët preferojnë ekspreson me krem sipër, që vjen kryesisht nga kokrrat Robusta. Por cilësia e kafes nuk matet me dendësinë apo fortësinë, por me përbërjen dhe aromat.

Një ekspreso cilësore, nuk ka pse të jetë e hidhur. Ajo duhet të ketë aroma të dallueshme që mund të variojnë nga çokollata, tek frutat apo bimët.

Një kafe e hollë, e balancuar mirë dhe me aromë natyrale është më cilësore. Arabica është më e mirë për këtë arsye.

Kokrrat e kafes vendosen në ujë, ku kafeina nxirret përmes filtrimit. Pasi hiqet kafeina, kokrrat piqen dhe përpunohen si zakonisht për të prodhuar ekspreson dekafeinato.

Kultura e konsumit të kafesë në Shqipëri po evoluon shpejt dhe gjithnjë e më shumë shqiptarë po i kushtojnë rëndësi cilësisë, përvojës dhe mënyrës së përgatitjes, duke i dhënë ekspresos vendin e parë, edhe në zemër, jo vetëm në filxhan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy