Drejtori i përgjithshëm i Postave është shkarkuar ditën e sotme.
Sipas një njoftimi të PD-së, shkarkimi i Lazimit nga detyra është bërë për shkelje të ligjit elektoral dhe ushtrim presioni ndaj punonjësve për interesa elektorale.
Lazimi e ka mbajtur postin e drejtorit të Postave për më shumë se dy vjet dhe vjen nga radhët e LSI-së. Vetë Lazimi ka reaguar duke e quajtur të motivuar politikisht shkarkimin e tij.
Reagimi i Lazimit
1. Sapo u njoftova nga mediat per nje lajm te çuditshem per lirimin tim nga pozicioni i dr. Pergjithshem te Postes Shqiptare.
2. Shkarkimi im i paligjshem dhe vetem per arsye politike. Shkarkimi im hakmarrje politike.
3. Nuk ka asnje prove ligjore per kete akuze.
4. Eshte nje akt deshperimi.
5. Asnje presion nuk eshte bere ndaj asnje punonjesi postes shqiptare.



