Analisti Ilir Yzeiri ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e MCN Live ku ka folur për zgjedhjen e presidentit të ri . Yzeiri tha se e gjithë situata që po krijohet për zgjedhjen e presidentit është një folklor dhe se zgjedhjen e tij/saj e ka në dorë Edi Rama pasi kështu e dikton ligji.
Nuk më impersion kjo formë pasi ky festival ka filluar prej kohësh. Meqenëse jemi një vend patetik edhe garën për president e kemi kthyer në një folklor. PS ka ndërmarrë një iniciativë që ka të bëjë pak me thelbin. Që në 2008 problemi i presidentit nuk është në sfidë për ne, nisur nga marrëveshja dhe ndryshimet që u bënë në Kushtetutë. Gjithçka tjetër që ndodh me presidentin është një folklor nuk i shton asgjë zhvillimit. Ne kemi një klasë politike thellësisht të ndarë, konfliktuale që nuk gjejnë mundësinë për të qenë në një mendje. Falë zotit u bënë bashkë vbetëm për Reformën në Drejtësi dhe kjo e shtyrë nga ndërkombëtarët. Zgjedhja e presidentit është në vullnetin e Ramës se kështu e ka ligji.
Yzeiri tha personat që vetëkandidohen për president të Republikës janë pjesë e delirit që ka përfshirë shoqërinë shqiptare.
Nga pikpamja ligjore zgjedhja e presidentit ka procedurë, tani ka filluar një formë populiste që janë të pranueshme se koston e merre ajo forcë që I bën, për të tregua që do
Këta që vetëkandidohen janë pjesë e delirit që i ka përfshirë shoqërinë shqiptare. Ne e kthejmë çdo ngjarje si ngjarje që ka pbrende elementë të pashpjegueshëm. Ky folklor që na ka përfshirë vjen nga cektësia. Publiku nuk është mësuar të arsyetojë duke dëgjuar njerëzit e mençur të këtij vendi. Po të ndjekësh vendin kryesor e zënë këta persona që zënë humorin që na mungon. Presidenti nuk ka pushtet juridik, është frymë, ai që na bashkon , është ai ku duhet të identifikohemi, përfaqëson seriozitetin e shtetit, flet rrallë, në mënyrë që fjala e tij të jetrë shtytje për shoqërinë, ai është i kujdesshëm me datat, me historinë. Ne për fat të keq të tilla burra nuk i pranojmë dot, jemi popull që zbavitemi më shumë se reflektojmë.
Yzeiri tha se me Meten duhet të merren psikologët, historiantë dhe se është shembulli se si nuk duhet të jetë një president.
Me Metën duhet të merren psikologët, historianët, sjellja e tij si president i vetmi shembull që tregon deformimin politik. Rugova thoshte një gjë të mençur: Shqiptarët kanë defet se harrojnë. Kjo na bën që të përsërisim vazhdimisht gabimet. Duhet të flasim për Metëntë tregojmë si s;duhet të jetë një president.
Përsa i përket aksionit politik të Sali berishës, Ilir Yzeiri tha se ish-kryeministri është i vdekur politikisht dhe se ai ka marrë epitafin si minues demokracie.
Berisha është i vdekur politikisht. Berisha s’ka lidhje me jetën publike e ka rrëmbyer jetëm publike, por nuk është faktor. Përse SHBA-të janë marrë me të. Berisha është cilësuar minues i demokracisë. Amerikën po e shohin të githë në sy, nisur dhe nga kërcënimet e Rusisë. Të mbështetësh një njeri si ai nuk shtë normale për një vend si ne që kemi vuajtur nga krimi, nga diktatura. Ai mund të shfrytëzojë gjithë hapësirat e tij. Escobar tha nëse zgjidhni Sali Berishën ne ndërpresin marrëdhëniet.



