Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Shtetet e Bashkuara përmes platformës X duke njoftuar lirimin e drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni nga detyra, pas masës së sigurisë “arrest shtëpie” të dhënë nga Gjykata e Posaçme. Rama tha se përgjegjësia në këtë rast është personale, ndërsa pas konsultave me presidentin e republikës do të zgjedh edhe emrin e ri.



