Dj Mar G Rock kthen në hit këngët e vjetra shqiptare: Synoj zgjerim më të madh kulturor jashtë vendit

Dj Mar G Rock kthen në hit këngët e vjetra shqiptare: Synoj zgjerim më të madh kulturor jashtë vendit

Margil Rroko, i njohur si Dj Mar G Rock, kthen në hit këngët e vjetra shqip në versionin house si “Qaj Maro” dhe “Gjeneral gramafoni”.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Dj i cili jeton në Athinë, tregoi se dëgjon vazhdimisht muzikë shqiptare dhe në një moment që provoi një muzikë remix të një kënge shqiptare dhe njerëzit e pëlqyen, vendosi të eksperimentojë dhe më shumë.

Kënga e parë që kam bërë është nga Alban Skënderaj “Vetëm ty”, stili im si producent është Deep house, vocal house, thashë ta përdorja dhe në stile të tjera dhe doli e lezetshme.

Ka një qëllim më të lartë, mbase kemi një zgjerim më të madh kulturor dhe jashtë shtetit.

Siç mori përmasa “Bella ciao”, pse të mos marrin jehonë dhe këngët shqiptare. Është bërë e modës rryma house duke kombinuar këngë të vjetra popullore, duke i kthyer në stilin house.

Janë dhe emocionet që na sjellin këngët e vjetra, personalisht më sjellin ndërmend gjyshin tim i cili më ka rritur me këngë popullore.

Kam bërë bashkëpunim me Helena Paparizou, ka ardhur në kontakt me mua menaxheri i saj dhe më ka kërkuar të bëj remix një këngë në greqisht dhe anglisht.

Kam bërë një remix edhe me këngëtarin Clydee. Me Clydee jam në kontakt me rrjetet sociale.

Ndërsa me Helena Paparizou kam qenë nën kontakt me menaxherin e saj se bëja remix për kompaninë e tyre.

Përveç remix dhe coverat që bëj, unë lançoj dhe këngët e mia origjinale.

Në vitin 2006 ka qenë pika e fillimit të karrierës sime, fillova të studioja regji, mora leksione për Dj, dhe aty filloi karriera.

Si producent karriera filloi në vitin 2011. Gjatë viteve kam pasur ftesa për Dj në Shqipëri.

Dua shumë të luaj në Shqipëri, se kanë avancuar shumë clubet.

Jetoj në Athinë, Athina ka jetë nate, por Shqipëria ka akoma më shumë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy