“Pa maska” të djathtët e Italisë sërish protestë për masat anti-Covid

“Pa maska” të djathtët e Italisë sërish protestë për masat anti-Covid

Pas protestave në Gjermani dhe Zvicër kundër masave anti-covid, një tjetër grumbullim masiv do të ndodh në Itali. Një protestë ku flitet për pjesëmarrjen e mbi 5 mijë personave do të organizohet në Romë me moton “Pa maska”.

Me banderola “Ne jemi populli”, protesta është planifikuar për ditën e sotme, e shtunë nga ora 16:00 deri në orën 20:00. Organizatorët shprehen se qëllimi është të luftohet diktatura shëndetësore dhe lajmet e rreme kundër Covid-19.

Autoritet e vendit e kanë cilësuar si të turpshme këtë protestë, pasi sipas tyre rrezikon shtresat më të dobëta, të moshuarit dhe të sëmurët.

Sipas zv/sekretarit Enzo Foschi nuk ka asnjë shaka apo politikë për jetën ose vdekjen e njerëzve. Kjo demonstratë është një shkelje për ata që luftojnë virusin në vijën e frontit çdo ditë.

Nënkryetari kombëtar i ANPI Ginafranco Pagliarulo e quajti tubimin si "grotesk dhe të neveritshëm". Kreu i grupit në bashkinë I Sara Lilli, duke kujtuar përplasjet e 6 qershorit në Circus Maximus, shpreson që "që çdo formë e zemërimit të rregullave të bllokohet dhe të ndalohet".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy