Prençi: Begajn e bënë president pronat e ushtrisë, ato do ta çojnë në burg

Prençi: Begajn e bënë president pronat e ushtrisë, ato do ta çojnë në burg

Shemsi Prençi, ish-drejtues i policisë, thotë se nxjerrja e bazës të Limionit nga plani i përhapjes është bërë me firmën e presidentit Bajram Begaj dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Bardhyl Kollçaku. Kjo firmë, sipas tij, ishte ajo që e bëri Begajn president, por do të jetë edhe arsyeja e shkarkimit të tij, në vijim të hetimeve që po kryhen për këtë dosje.  

 

Unë e kam thënë që Bajram Begajn e bëri president prona e ushtrisë. Ai si modeli i servilit, firmosi çfarë i kërkoi Ministrja e Mbrojtjes. Pronat e ushtrisë pa dakordësimin e kryeministrit dhe pa dakordinimi e presidentit për heqjen nga plani i përhapjes nuk mund të shkojnë te privati. Mënyra si është bërë, ka qenë shumë dashakeqëse në raport me pronat e ushtrisë. Ne nuk kemi mundësi të kontribuojmë në NATO. Të vetmen formë që kemi për kontribut në NATO ishin këto objekte për t’u kthyer në baza për Shqipërinë dhe për NATO-n. Unë jam në dijeni që është përgatitur një material i rëndësishëm për presidentin në atë kohë dhe ai e ka kundërshtuar. Nuk ka hedhur firmën që këto ojekte të hiqeshin nga plani i përhapjes. Prej andej i hoqi Begaj dhe Kollçaku brenda natës pas një vendimi qeverie. Jam i bindur se Begajn e bënë president pronat e ushtrisë dhe po ato prona do t’i çojnë në burg të dy. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy