Tri vaksina të reja, shpresë për fitoren e luftës me SIDA-n

Tri vaksina të reja, shpresë për fitoren e luftës me SIDA-n

Tre vaksina të reja kundër virusit HIV kanë hyrë në fazën finale të testeve klinike. Vaksinat e njohura si HVTN 702, Imbokodo dhe Mosaico do të testohen në laboratorë në vende të ndryshme të botës, ndërsa ekspertët thonë se janë më optimistë se asnjëherë që nga  viti 1984.

HVTN 702 është një variant i përmirësuar i RV144, vaksina më efektive që është krijuar kundër virusit HIV, me një efekt parandalues në 30% të rasteve. Versioni i ri i saj do të janë rezultate përfundimtare në fund të vitit 2020.

Imbokodo ka nisur të testohet në vendet e jugut të Afrikës, ku rreziku i infektimit është më i madh.

Ndërsa Mosaico është futur në fazën e tretë të testimit në nëntor.

Të dy këto vaksina janë shumë të ngjashme me njëra-tjetrën dhe konsistojnë në 6 injeksione, me formula minimalisht të ndryshme. Ato do të testohen në popullata të ndryshme.

Ndërsa Imbokodo po testohet te gratë afrikane, Mosaico do të testohet te 38 mijë meshkuj homoseksualë në SHBA, Amerikën Latine dhe Europë. Rezultatet finale për Imbokodo priten në vitin 2021, ndërsa për Mosaico priten në vitin 2023.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy