Skënderbeu e ka mbyllur në avantazh minimal pjesën e parë ndaj Erzenit, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Superiore.
Vendos goli i shënuar nga Dean Lico në minutën e 22-të, me penallti. Fantazisti kishte edhe mundësi tjetër shënimi, me një tjetër penallti, por fillimisht goditi shtyllën dhe pas përsëritjes, priti portieri Hasanbelli.
Një dominim i lehtë i korçarëve, me shijakasit që u munduan të reagojnë vetëm pas golit të pësuar.



