Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për një nga fraksionet e dosjes së inceneratorit të Tiranës. Prokurori i çështjes ka kërkuar kalimin në gjyq të çështjes për Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe tetë të pandehur të tjerë. Mbi ta rëndojnë akuzat e pastrimit të parave mashtrimit dhe kryerja e veprimeve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me studion e MCN Live tha se:
Ka pasur një debat nëse është apo jo kryebashkiaku Veliaj pjesë e këtij procedimi, ka apo jo persona të tjerë, SPAK thotë në përfundim të komunikimit dhe deklaratës për mediat të shpërndarë se hetimet vijojnë në procedimin penal të ndarë me numër 253/3
Edhe pse inceneratori i Tiranës ka tashmë 12 subjekte, 10 individë dhe 2 shoqëri tregtare ka dhe vetë inceneratorin të sekuestruar për llogari të këtij procedimi penal dhe në përfundim të gjetjes fajtor dhe të kompanive juridike ky aset do t’i kthehet sërish shtetit.



